Sekuestrohen mbi 41 kilogramë heroinë në Tiranë, arrestohet një 31-vjeçar - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sekuestrohen mbi 41 kilogramë heroinë në Tiranë, arrestohet një 31-vjeçar

NULL NULL
01.04.2023 13:16
Droga autori Shqiperi

Mbi 41 kilogramë heroinë janë sekuestruar nga Policia e Tiranës.

Policia e Shqipërisë kanë njoftuar se si pasojë e këtij operacioni kanë vënë në pranga 31-vjeçarin Armando Papa, banues në Fushë Kuqe.

Po ashtu është shpallur në kërkim një person tjetër, bashkëpunëtor i Papës. Bëhet fjalë për një person me iniciale R.G., banues në Sukth.

Droga u gjet në bagazhin e makinës tip “Benz” ku udhëtonte Papa.

“Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës”, njoftoi policia.

Policia thotë se ka pasur informacione të marra në rrugë operative dhe janë vënë në ndjekje të mjetit sapo e kanë lokalizuar atë. Ndjekja ka përfunduar në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit ku u bë ndalimi i “Benzit” në fjalë dhe sekuestrimi i sasisë së konsiderueshme të heroinës.

“Nga specialistët për hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale“, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./tvklan/

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.