Sekuestrohen 822 kilogramë duhan pa banderola në Prizren (FOTO) NULL NULL 07.10.2022 14:01 07.10.2022 14:01 Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës ka kryer kontrollin në një lokacion në rrugën “Kuksi” në Prizren, në të cilën ka sekuestruar 822 kilogram duhan pa banderola. Në komunikatë bëhet e ditur se prokuroria në bashkëpunim me Doganat e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit, i cili rezulton të jetë shtetas i huaj, përcjell Klankosova.tv. “Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, në bazë të urdhëreses verbale nga gjykata për urdhër kontroll, ka kryer kontrollin në një lokacion në rrugën “Kuksi” në Prizren, në të cilën ka sekuestruar 822 (tetëqindenjëzetëedy) kilogram duhan refuz, 102,000.00 (njëqindedymijë) cigare të llojeve të ndryshme pa banderola dhe një makinë për grirjen e duhanit, të cilat në bazë të vlerësimit nga sektori i Vlerës së Doganave, shmangia nga akciza dhe TVSH arrinë vlerën prej 54,867.76 (pesëdhjetëekatërmijëetetqindegjashtëdhjetëeshtatë) Euro”, thuhet në komunikatë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë