Sektori privat më i godituri si pasojë e pandemisë Covid 19 - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sektori privat më i godituri si pasojë e pandemisë Covid 19

NULL NULL
15/04/2020

Kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike, Ruzhdi Kurtishaj, ka theksuar se sektori privat është më i godituri si pasojë e pandemisë Covid 19.

“Pandemia përveç që i merr jetën njerëzve, ka prekur edhe ekonominë e Kosovës. Diku afër 80 përqind e punëtorëve të sektorit privat janë jashtë vendeve të punës. Kjo është një situatë më dramatike”.

“Pothuajse jemi në gjendje të jashtëzakonshme duke u bazuar nga masat që janë marrë, të cilat e pamundësojnë komplet jetën ekonomike. Mbi 80 % e të punësuarve në sektorin privat janë në shtëpitë e tyre”.

Kurtishaj në Sytë 7 në Klan Kosova ka theksuar se Pakoja Emergjente e Qeverisë nuk është e mjaftueshme për mbështetje të sektorit privat.

“Çdo nismë apo iniciativë që vjen si nga Qeveria apo institucionet për mbështetje të sektorit privat është e mirëpritur. Oda Ekonomike e mbështet këtë iniciativë që do të ishte garanci për zhvillimin ekonomik”.

“Unë kam dërguar qëndrimin zyrtar të Odës, ku theksohet se kjo Pako Fiskale Emergjente e Qeverisë është e papranueshme  për sektorin privat dhe si e tillë nuk përmbush nevojat”.