Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sekretarja e Thesarit thotë se është i nevojshëm ngadalësimi i ritmit të rritjes ekonomike në ShBA

NULL NULL
20.09.2023 14:13
Janet Yellen

Sekretarja e Thesarit e ShBA-së, Janet Yellen, ka thënë se norma e rritjes ekonomike amerikane duhet ngadalësuar në një ritëm që është më në linjë me normën potenciale për ta ulur inflacionin në nivelet e synuara.

Sipas saj mungesa e balancës kërkesë-ofertë është zbutur, që sipas Yellen është shenjë e mirë për ekonominë, raporton Economictimes, përcjell KlanKosova.tv.

“Rritja ishte e ngadaltë. Dua të them, duhet dashur ngadalësim të rritjes, për të qenë në linjë sikur në atë të operimit në punësim të plotë”, ka thënë Yellen.

“Është komplet e natyrshme dhe e dëshirueshme, që kjo rritje, norma e rritjes është ngadalësuar”.

Produkti i Brendshëm Bruto i ShBA-së është ende duke u zgjeruar me një ritëm shumë më të lartë sesa zyrtarët e Rezervës Federale e konsiderojnë si normën e rritjes jo-inflacioniste prej rreth 1.8 përqind.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.