Sekretarja amerikane e Thesarit: Mospagimi i borxhit do të shkaktonte katastrofë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sekretarja amerikane e Thesarit: Mospagimi i borxhit do të shkaktonte katastrofë

NULL NULL
26.04.2023 18:05
Janet Yellen

Sekretarja e Thesarit e Shteteve të Bashkuara, Janet Yellen, ka thënë të martën se mospagimi i borxhit do të shkaktonte një katastrofë për vendin e saj.

“Që prej vitit 1789, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paguar të gjitha faturat në kohën e duhur. Duhet të vazhdohet kështu”, është shprehur ajo, raporton AlJazeera, përcjell KlanKosova.tv.

“Sipas vlerësimit tim dhe të gjithë ekonomistëve, mospagimi i borxhit do të prodhonte një katastrofë ekonomike dhe financiare”.

Ajo ka vazhduar të thotë se kjo katastrofë mund të parandalohet.

“Zgjidhja është e thjeshtë. Kongresi mund të votojë për rritje ose suspendim të limit të borxhit. Kjo duhet bërë pa kushte. Nuk duhet të pritet deri në minutën e fundit. Besoj se është përgjegjësi themelore për krerët e shtetin tonë”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO