21:20, 11 Janar 2019

Sekretarin i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përgëzuar Kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, për votimin përfundimtar në Kuvend për ndryshimin e emrin sipas marrëveshjes së Prespës.

Stoltenberg ka thënë se NATO mbështetë fuqishëm zbatimin e plotë të marrëveshjes, e cila jep një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit, njofton Klan Kosova.

“Unë e përgëzoj Kryeministrin Zoran Zaev për votimin përfundimtarë në parlamentin maqedonas mbi marrëveshjen e Prespës”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

“NATO mbështet fuqishëm zbatimin e plotë të marrëveshjes, e cila jep një kontribut të rëndësishëm për një rajon të qëndrueshëm”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Sekretarit Stoltenberg në Facebook.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë