Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së uron festën e Sulltan Nevruzit NULL NULL 21.03.2019 17:03 21.03.2019 17:03 Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, me anë të një mesazhi në Twitter ka uruar të gjithë botën për festën e Nevruzit, njofton Klan Kosova. “Për të gjithë ata që festojnë këtë ditë, Nevruzi është nisja e një dite të re, viti të ri, pranvere të re dhe ringjalle e natyrës”. “Kjo ditë për të gjithë ne është një mundësi për të ringjallur vullnetin për të ndërtuar një botë akoma më të mirë. Gëzuar Nevruzin”. Në vitin 2009, festa e Nevruzit si një traditë kulturore që ndiqet nga shumë vende të botës, është regjistruar në listën e trashëgimive kulturore botërore. Në 2010, kjo festë është organizuar në formë të përbashkët në selinë e OKB-së në Nju Jork me propozimin e vendeve si Irani, Azerbajxhani, Afganistani, India, Kazakistani, Kirgizistani, Taxhikistani, dhe është quajtur Dita Botërore e Nevruzit. For all celebrating, Nowruz is about new beginnings: a new year, the arrival of spring, the renewal of nature. For all of us, it is a chance to renew our resolve to building a better world for all. Happy Nowruz! https://t.co/IZuwfo1LB4 — António Guterres (@antonioguterres) March 21, 2019 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.