Sekretari Blinken uron Shqipërinë NULL NULL 28.11.2024 10:52 28.11.2024 10:52 Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, e ka uruar Shqipërinë me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë. Ai ka thënë se marrëdhënia e ngushtë midis Amerikës dhe Shqipërisë është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri. “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri.”, ka thënë Blinken, bën të ditur Ambasada e Amerikës në Tiranë në një postim në “X”, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Hasani në Samitin e NATO-s, vlerëson rolin e SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme 7 minuta më parë
Kosova Antidroga aksion në rajonin e Prishtinës, 5 të arrestuar - sekuestrohet rreth 1 kg heroinë e kokainë 8 minuta më parë