Sejdiu: Marty është instrument i shërbimeve sekrete të Serbisë NULL NULL 12/04/2022 12/04/2022 Opinionisti Dardan Sejdiu ka thënë se ish-senatori zviceran Dick Marty ka qenë instrument i Shërbimeve Sekrete të Serbisë në përgatitjen e raportit të tij ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Sejdiu tha, në Rubikon në Klan Kosova, se pretendimet e Martyt se ka marrë kërcënime nga shërbimi serb po i sheh si tentim për ta forcuar raportin e ish-senatorit të Zvicrës. Sipas tij, në këtë raport nuk ka asgjë që pretendohet nga Dick Marty. “Dick Marty po përfundon si instrument i shërbimeve serbe. Krejt ajo se çka ka bërë, edhe aktakuza kur është publikuar e redaktuar por edhe raporti i Dick Martyt dhe kjo çka bën Dick Marty tash tregon që ai ka qenë fund e krye instrument i shërbimeve. Dhe pretendimi në jetën e tij, ky pretendim që bën vetë është përsëri në plan të shërbimit sekret serb, për ta forcuar, i cili s’ka gjë në te”. Ish-senatori Dick Marty, në një intervistë për televizionin publik zviceran, ka deklaruar se tash e 16 muaj po jeton i mbrojtur nga forcat elitare si pasojë e kërcënimeve që ka marrë nga shërbimet inteligjente. Sipas Martyt, qëllimi i strukturave të sigurisë serbe ka qenë vrasja e tij që më pas faji t’u lihet shqiptarëve/Klankosova.tv.
Kosova Vjehrri e rrah renë në Prishtinë, ai lirohet e ajo me fëmijët dërgohet në strehimore 20 minuta më parë
Kosova Kryeministri Kurti takon drejtuesit e fondacionit BESA, flasin për sistemin dual të arsimit 21 minuta më parë