Sejdiu: “Lista Guxo pashmangshëm drejt shuarjes” (VIDEO) NULL NULL 23.09.2022 12:07 23.09.2022 12:07 Opinionisti, Dardan Sejdiu mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ku u prezantuan rezultatet e sondazhit të fundit të përgatitur nga instituti “Pipos”. Sejdiu duke folur për këto rezultate, tha se Lista Guxo tashmë është e papërfillshme. Ai u shpreh se mund të ketë kthim vetëm në kuadër të listës së Vetëvendosjes, përcjell Klankosova.tv. “Lista Guxo tashmë është e papërfillshme dhe me leximin timin nuk ka kthim. Kam qenë pjesë e subjektit i cili i ka pasur dy udhëheqës, prandaj po e di që nuk ka kthim. Mund të ketë kthim në kuadër të listës së Vetëvendosjes, sepse nuk e shoh që do të jetë ndonjëherë ndryshe, ose do të jetë pjesë me VV-në, ose nuk kalon, e unë besoj që VV -ja nuk e merr më, nuk ka ndonjë leverdi, VV-ja është subjekt i koncentruar tek udhëheqësi”, është shprehur Sejdiu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.