Sejdiu i kërkon qartësi Kurtit: Dil me emër, dil kallxo kush po shantazhohet nga Serbia (VIDEO) NULL NULL 07.04.2025 22:40 07.04.2025 22:40 Opinionisti Dardan Sejdiu ka shprehur keqardhje për siç thotë mosreagimin publik mbi pretendimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se ka përfaqësues politikë që po bashkëpunojnë me Serbinë për t’mos mundësuar krijimin e qeverisë së re. ”Çka mendon një qytetar i thjeshtë? Harroni shantazhin politik, veç kujtojeni një qytetar i thjeshtë çka mendon?”, shprehej ai në Rubikon, transmeton klankosova.tv. ”’Është totalisht papërgjegjësi shtetërore. Kryeministri del dhe thotë se Serbia po komunikon me komunitetet jopakicë dhe po i ndalë ata me bo qeverinë me mu”. ”Një kryeministër i një vendi nuk guxon këtë me e thanë. Dhe është për keqardhje sesi nuk ka një reagim të ashpër publik edhe prej partive opozitare dhe prej gjithkujt të madh e të vogël në këtë vend, me i thanë: Ndal, o dil me emër njeri, kallxo kush o ka e bon këtë punë, o mos bo kësi lojna. Se kjo është lojë e keqe, mos me thanë e poshtër”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 17 orë më parë