Sejdiu: Deputetë më amatera nuk ka pasur asnjëherë në Kuvendin e Kosovës NULL NULL 20.04.2023 21:51 20.04.2023 21:51 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca, në seancën e 19 prillit tha se për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve “legjislatura aktuale nuk duhet të vazhdoj”. Kjo deklaratë e Konjufcës, sipas opinionistit Dardan Sejdiu është një test për të parë reagimin e qytetarëve. “Zotëri Konjufca njihet për testim, për balona provues, një prej punëve që e bën mirë është kjo, pra e vendosë një balon provues e sheh reagimin dhe pastaj e kalibrojnë një pozicion politik në bazë të kësaj”, tha Sejdiu në Rubikon të Klan Kosovës. Sipas Sejdiut, legjislatura aktuale është më e dobëta që e ka pasur ndonjëherë Kuvendi i Kosovës. “Kjo është legjislatura më e dobët që e ka pasur Kuvendi i Republikës së Kosovës prej asaj që e ka bërë UNMIKU, nëse mund ta quajmë legjislaturë, prej kjo është më e dobëta, këta asnjë diskutim përmbajtjesor nuk e kanë, këta janë amatera të llojit më të keq të mundshëm të deputetit, po flas për shumicën, se shumica është absolute aty, këtu nuk ka kush sjellë dokument, amendament, nismë ligjore që ndreq diçka. Për që e meritojnë të shkojnë në shtëpi si deputetë këtë e di i madh e i vogël, përndryshe Mimoza (Kusari) nuk kish dalë me i ndjekë me thupër aty”, tha Sejdiu në Rubikon të Klan Kosovës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months