Sejdiu: Çitaku në KS të OKB-së, gjithmonë mbresëlënëse NULL NULL 27.02.2017 23:38 27.02.2017 23:38 Analisti, Korab Sejdiu, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se prezantimet e ambasadores, Vlora Çitaku, në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara janë mbresëlënëse. “Nuk ka asnjë dyshim që paraqitjet e ambasadores Vlora Çitaku, jo vetëm sot, por në përgjithësi, janë gjithmonë mbresëlënëse”, pohoi Sejdiu, njofton Klan Kosova. Por, ai ka thënë se megjithatë politika në Kosovë nuk po i jep material sa duhet ambasadores kosovare që të paraqitet edhe më mirë dhe më suksesshëm. “Paramendo sikur ne t’i jepnim pak më shumë material asaj nga këtu, sikur të ishim një shtet që i ka marrë këmbët. Sikur ajo të mund të raportonte për një rritje ekonomike, apo të fliste për investime të huaja që kanë ardhur në Kosovë. Paramendoni çfarë ndikimi do të kishte pasur nëse ajo do t’i kishte këto”. Sejdiu e ka cilësuar si fakt shumë të mirë edhe faktin që ekipi kosovar në OKB u përfaqësua me femra. “Një mesazh shumë, shumë i mirë fakti që ekipi kosovar ishte me femra dhe kjo është një gjë që duhet të na bëjë të mburremi”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 6 minuta më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 7 minuta më parë