10:59, 19 Maj 2019

Kryetari i sapozgjedhur i degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, është deklaruar në lidhje me marrjen e detyrës së re.

Hoxha përmes facebook, ka folur edhe rreth mbarëvajtjes së procesit të Kuvendit zgjedhor në PDK në Drenas, ndërsa thotë se nga këto zgjedhje nuk ka fitues apo humbës, njofton Klan Kosova.

”Te nderuar Delegat,
Ju falënderoj përzemërsisht te gjithë juve qe dje ne Kuvendin zgjedhor me dhatë besimin tuaj qe unë te udhëheq Degën e PDK-se ne Drenas.
E ritheksoj edhe sot qe ne këto zgjedhje nuk ka fitues dhe humbës, ne këto zgjedhje ka fituar koncepti i ri politik Dekada e Re, ka fituar Partia Demokratike e Kosovës.
Ndihem vërtetë krenar qe vlerësuat vizionin tim politik. Ju premtoj te gjithëve se do te punoj me përkushtim te madh, përgjegjësi, nder dhe profesionalizëm.
Se bashku do te vazhdojmë traditën e fitoreve te PDK-se ne Drenas, ne bastionin e pathyeshëm te PDK-se.
Falënderoi miqtë e mi te cilët me kanë dërguar shume mesazhe urimi nga te gjitha trojet shqiptare.
Urime te gjithëve dhe na priftë e mbara!”

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë