Segmenti i autostradës Zahaq-Pejë përfundon në fund të shtatorit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Segmenti i autostradës Zahaq-Pejë përfundon në fund të shtatorit

NULL NULL
04/09/2018

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka realizuar një vizitë inspektuese në punimet në fazën finale të segmentit të autostradës Zahaq-Pejë, për të cilën u paralajmërua përurimi në fund të shtatorit.

Ai kërkoi nga kompania e kontraktuar punë kualitative dhe me ritëm dinamik.

Kadriu inspektoi edhe punimet në rrugët lidhëse ku u kontrollua edhe temperatura e asfaltit e cila rezultoi brenda parametrave të përcaktuar, njofton Klan Kosova.

Kjo rrugë është duke u realizuar me tërë infrastrukturën përcjellëse si pahitë mbrojtëse, bankinat anësore, nënkalimet dhe rrethrrotullimet e parapara.