Seferi: Vuçiq thotë se Serbia ka bashkëpunim mjaft të madh me ShBA-në NULL NULL 2 months më parë 2 months më parë Ndihmës-sekretarja e shtetit amerikan për evropë dhe çështje të Euroazisë Karen Donfried, pas qëndrimit të saj në Kosovës, së bashku me delegacionin ka qëndruar edhe në Serbi. Se çka u bisedua në mes të delegacionit të ShBA-së dhe krerëve të lartë të shtetit serb? – ka treguar gazetari Idro Seferi në Edicionin Special në Klan Kosova. Seferi tha se takimet ishin përqëndruar më shumë tek raportet bilaterale mes dyja vendeve. Ai bëri të ditur se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka bashkëpunim mjaft të madh me ShBA-të. “Kjo vizitë është paraqitur me prioritet për raportet me Shtetet e Bashkuara dhe më pak sa i përket Kosovës dhe çëxshtjes së dialogut. Njoftimi i presidencës serbe por edhe të mediave tregojnë një adresim të presidentit Vuçiq i cili ka thënë se ka bashkëpunim mjaft të madh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. “Është fokusuar tek marrëdhëniet ekonomike, duke theksuar se ka shumë kompani amerikane që punojnë në Serbi”. “Vuçiq ka adresuar kritika ndaj Kosovës. Ai ka thënë se Serbia tashmë i ka përmbushur të gjitha marrëveshjet e dialogut ndërkaq Kosova nuk po e bën një gjë të tillë.Dhe këtu sërish e ka ngritur çështjen e bërjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.
Kosova Sveçla nga Brukseli: KE rikonfirmon se Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave 30.06.2022 21: 10