Seferi: Telefonata e Chollet bërë Vuçiqit, shtytje për marrëveshje pa thellim të krizës (VIDEO) NULL NULL 16.08.2022 23:53 16.08.2022 23:53 Gazetari Idro Seferi ka thënë në prag të takimit në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, se Beogradi zyrtar e paraqet kryeministrin Albin Kurti si person që zgjedh dhunën. “Serbët presin që të ketë mundësi shtyrjeje të vendimit për reciprocitet dhe të diskutohet në mënyrë që të ketë progres sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe. Beogradi e paraqet Kurtin si njeri që ka plane për dhunë që nuk dëshiron marrëveshje”, është shprehur Seferi për KlanKosova. Ai ka theksuar se biseda që Aleksandër Vuçiq e ka pasur me Derek Chollet, këshilltarin e Sekretarin të SHBA-së, Antony Blinken mund të jetë shtytje që në Bruksel më 18 gusht të ketë marrëveshje. “Kjo mund të jetë indice për marrëveshje të re, pa ardhur deri të thellimi i krizës në veri”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days