Seferi: Që nga fillimi i luftës nga 30 deri 50 mijë rusë kanë ardhur në Beograd (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Seferi: Që nga fillimi i luftës nga 30 deri 50 mijë rusë kanë ardhur në Beograd (VIDEO)

NULL NULL
22/09/2022

Idro Seferi, korrespodenti nga Beogradi, thotë se që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë rreth 50 mijë rusë kanë ardhur në Serbi.

Seferi, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se që nga thirrja e Putinit për mobilizim të gjitha biletat e fluturimit nga Rusia për në Serbi janë shitur dhe rezervuar deri më 15 tetor, njofton Klankosova.tv.

“Ende nuk ka statistika zyrtare, por spekulimet janë që nga 30 deri 50 mijë rusë kanë arritur nga fillimi i luftës. Por, ajo që dihet është që shumë persona që flasin rusisht nëpër rrugët e Beogradit. Po ashtu gjatë kësaj kohe është bërë edhe ngritja e cmimeve të banesave që merren me qira” tha Seferi.

“Ajo që ka ndryshuar gjatë këtyre ditëve pas thirrjes së Putinit për mobilizim në Rusi është që janë shitur rreth katër mijë bileta menjëherë për në Beograd, si dhe janë shitur shumë bileta që kanë lidhje nëpërmjet qyteteve tjera të Serbisë”.

“Sot për biletat në minutat e fundit janë shitur prej çmimit më shumë se 9000 dollarë dhe kjo pak a shumë është situata. Po ashtu dihet se deri më 15 tetor nuk ka më bileta për të blerë për në Serbi pasi të gjitha janë rezervuar”. tha Seferi.

Seferi, mes tjerash, tha se Serbia po ju ofron kushte të mira qëndrimi dhe mundësi pune të gjithë rusëve që po vijnë për qëndrim në Serbi.