Seferi në ring me kroatin Goles NULL NULL 06.05.2015 17:54 06.05.2015 17:54 Boksieri i mirënjohur shqiptar, Sefer Seferi, të shtunën do të ngjitet në ring në meç me kundërshtarin e tij kroat Marino Goles. Ky takim do të zhvillohet në sallën Hildesheim Niedersachsen, në Hanover të Gjermanisë. “Ndjehem në formë të shkëlqyer”, deklaroi Seferi, duke shtuar se pret një ballafaqim të rëndë. “E di që kundërshtari është i fuqishëm, sepse të njëjtin e kam përcjellur duke boksuar. Mendoj se do të jetë një ballafaqim mjaft i rëndë, por unë do të jap maksimumin që të arrij rezultat pozitiv”. “Përgatitjet për këtë ballafaqim kanë shkuar sipas planprogramit, ndërsa sparing kam pasur me Arnold Gjergjaj, Erzen Rustemi dhe Kickboksierin Sazan Memedi, të cilët kanë ndihmuar shumë”. Shqiptari stërvitjet i zhvillon në klubin Boxclubburgdorf, në Zvicër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.