Seanca për Ramush Haradinajn shtyhet për datën 6 prill NULL NULL 02.03.2017 09:20 02.03.2017 09:20 Gjykata e Colmarit në Francë ka marrë vendim që seanca ndaj ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj të shtyhet për datën 6 prill. Vetë Haradinaj pas këtij vendimi të Gjykatës ka thënë se është “peng politik”. Ai për mikrofonin e Klan Kosovës është shprehur se kjo shtyerje është absurdi i radhës dhe se krejt kjo situatë është politike. Kjo është hera e dytë që seanca për ish-komandatin e UÇK-së shtyhet për një datë tjetër. Ramush Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze më 4 janar, bazuar në një fletë-arrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Ish-kryeministri i Kosovës dhe komandanti i Zonës së Dukagjinit, akuzohet nga Serbia për krime lufte, që nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 20 orë më parë
Kosova Konjufca si Kurti: Lajçaku, njëri që po e kryen punën në mënyrë goxha të papërgjegjshme 23 orë më parë