Lajmet e fundit

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin Potokut, më 29 nëntor 2024, shkaktoi dëme edhe në një shtëpi që ndodhej pranë kanalit.
Pronarja e shtëpisë, Milena Pashpereviq, ka dëshmuar të martën në gjykatë për momentet e natës kur ndodhi shpërthimi. Ajo ka treguar se shpërthimi me eksploziv shkaktoi dëme të konsiderueshme në objektin e saj, si dhe në tokën bujqësore përreth.
Dëshmi si kjo, para trupit gjykues, mbrojtja kërkoi të bëjë edhe një ekspert nga Byroja Federale amerikane e Hetimit, nga ku prokuroria ka pranuar raportin me shkrim që konstaton që balta në çizmet e vëllezërve Viqentijeviq është e njëjtë si ajo te kanali në Varagë.
Detajet mund t’i kuptoni në kronikën e mëposhtme: