Seanca e Kuvendit mund të caktohet për të enjten NULL NULL 15/11/2015 15/11/2015 Seanca e ardhshme planre ka shumë gjasë se do të zhvillohet të enjten me 19 nëntor. Burime të KlanKosova.tv kanë marrë vesh se kështu do të caktohet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit e cila do të mbahet nesër, e hënë, në ora 11:00. Seanca e ardhshme, nëse mbahet ajo, do të ketë 37 pika të rendit të ditës, kurse në pikën gjashtë, parashihet “shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës se Kosovës për vitin 2016”. Por, tentimet për të mbajtur një seancë plenare te enjten do të bllokohen përsëri nga opozita. Kështu ka deklaruar për Klan Kosovën zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi. “Opozita do të protestojë brenda Kuvendit për të mos e lejuar zhvillimin e seancës”, ka thënë Krasniqi. Seanca në parlamentin e Kosovës, përveç atyre solemne, nuk janë zhvilluar tash e dy muaj. Me 11 shtator të këtij viti, kryeministri i Kosovës po raportonte për marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë, kur në fillim të fjalimit të tij u ndërpre nga opozita, deputetët e së cilës e gjuajtën me vezë kryeministrin për ta ndaluar fjalimin e tij. Opozita është zotuar se nuk do të lejojë zhvillimin e një seance tjetër derisa Qeveria të tërhiqet nga marrëveshja e arritur me Serbinë në Bruksel për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Demarkacioni me Malin e Zi. Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Nisma për Kosovën thonë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe e shkelë atë. Por, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi, kanë treguar se nuk e kanë ndërmend të tërhiqen nga kurrfarë marrëveshje, dhe se kërkesat e opozitës janë absurde. klankosova.tv