10:41, 21 Prill 2019

Ka shkuar në 156 numri i të vdekurve nga gjashtë sulmet me bombë që goditën kishat dhe hotelet luksoze të Shri Lankës.

Në mesin e të vdekurve janë edhe 35 shtetas të huaj, njoftuan autoritetet policore, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i policisë, Ruëan Gunasekera, tha se të plagosurit janë evakuuar derisa forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën dhe filluan operacionet, raporton Al Jazeera.

Fotot që qarkullonin në mediat sociale treguan se kulmi i një kishe ishte hedhur pothuajse krejtësisht në ajër pas shpërthimit.

Kati ishte i mbushur me një përzierje të pllakave, druve të copëtuar dhe gjakut.

Disa njerëz mund të shiheshin të mbuluar me gjak, disa duke u përpjekur për të ndihmuar ata me lëndime më serioze.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Rritet numri, 138 të vdekur nga sulmet në kishat dhe hotelet e Shri Lankës

Konkurs Pune

Lexo më shumë