21:49, 18 Nëntor 2019

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vrarë në Iran pas shpërthimit të protestave para tre ditësh, kundër rritjes së çmimit të karburanteve.

Këto shifra thanë zyrtarët iranianë, ndonëse raportet theksojnë se numri i të vdekurve është shumë më i lartë, transmeton Klan Kosova.

Situata në rrugë është e bllokuar për shkak të një mbyllje mbarëkombëtare të internetit. Por demonstratat raportohet se po vazhdojnë në disa qytete.

Siç shkruan BBC, qeveria iraniane tha që e hëna ishte “më e qetë”, megjithë “disa çështje të vogla”.

Ndërkohë, rojet e fuqishme Revolucionare kërkuan fundin e trazirave.

Një deklaratë thoshte se “armiqtë e betuar dhe të ligë” të Iranit kishin provuar edhe një herë të “mbjellin mosmarrëveshje” dhe se forca “do të merrej me vendosmëri me vazhdimin e çdo lloj pasigurie ose veprimesh për të prishur qetësinë dhe rehatinë e njerëzve”, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë