Lajmet e fundit

Buxheti komunal i Kamincës po shfrytëzohet edhe për të paguar punëtorë që rrijnë në shtëpi. Arta Morina ka 5 muaj që po merr pagë si mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën e Hodonocit, mirëpo këmba e saj nuk shkeli as edhe një herë në atë vend pune.
Ajo tha se është në listë të pritjes dhe se po pret kolegen e saj që të pensionohet dhe se mund të zëvendësojë sa herë që të jetë nevoja.
Për atë listë të pritjes që e sollën ndryshimet ligjore foli edhe drejtori i DKA-së në komunën e Kamenicës, Afrim Dervishi. Për KIKS-in, Dervishi thotë se Arta ka qenë e angazhuar në mënyrë konstante duke dhënë mësim si zëvendësuese.
Mirëpo të njëjtën gjë nuk e kishte thënë për KIKS-in edhe vetë Arta.
Dervishi hedh akuza se gazetarët mund të mos e kenë bërë pyetjen si duhet apo Arta nuk e ka kuptuar drejtë.
Drejtori i DKA-së ka vazhduar të insistojë se Arta ke qenë e angazhguar në mënyrë konstante. Madje, Dervishi hedh edhe dyshime në aftësinë e Artës për të mbajtur mend e kuptuar pyetjet, ani pse ajo ka fituar pozitën e mësimdhënëses së gjuhës shqipe.
KIKS Kosova qëndroi disa orë brenda objektit të komunës së Kamenicës për ta pritur vëllanë e Artës, Shpend Morinën. Mirëpo ky i fundit i cili ushtron pozitën e drejtorit të Bujqësisë nuk ishte aty e as nuk u kthye, kështu duke e pamundësuar takimin me të.
KIKS Kosova ka provuar shumë herë të kontaktojë me të edhe nëpërmjet lidhjes telefonike mirëpo i njëjti nuk ka hapur telefonin.