Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

S’do të ketë më femra të zhveshura në Playboy

NULL NULL
14.10.2015 16:00

Është fundi i një epoke. Revista më e famshme erotike në botë Playboy s’do të publikojë më numra të rinj me femra të zhveshura.

Lajmi është bërë i ditur në gazetën amerikane New York Times e po ashtu edhe web faqja e Playboy e ka konfirmuar këtë lajm, transmeton Klan Kosova.

Revista po planifikon që të ndryshojë dizajn në mënyrë që të bëhet më intime dhe më e qasshme.

Kjo për shkak se sipas udhëheqësve të ri të revistës, mënyra se si paraqiten gratë në fotografi është shumë seksiste. Po ashtu do të ketë edhe kolumne për seksin të shkruara nga femrat, dhe në këtë mënyrë po tentohet që të ndryshohet stili i revistës duke ndryshuar edhe mënyrën se si shihen femrat sot.

Ndryshimet e para do të vijnë në muajin mars të vitit 2016.

Numri i parë i kësaj reviste kishte dalë në vitin 1953 dhe figura kryesore në kopertinë ishte e famshmja Marylyn Monrore, duke vendosur kështu një standard të ri në pornografinë amerikane.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.