Scott e zëvendëson bashkëshorten me një bjonde - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Scott e zëvendëson bashkëshorten me një bjonde

NULL NULL
01/10/2015

Scott Disick dhe një femër bjonde kanë festuar tërë ditën dhe natën së bashku në New York, që nga mëngjesi i së enjtes, transmeton Klan Kosova.

Disick dhe femra misterioze e kanë filluar aventurën e festimit në hotelin e tij. Ata janë parë duke dalur nga Trump Soho pasditen e së mërkurës, kanë hyrë në një bar në East Village, më pas kanë shkuar në ahengun e shtëpisë, dhe pastaj në klubin e natës 1 OAK.

Dhe ende nuk e kishin përfunduar. Festën e vazhduan së bashku në Soho House, ku qëndruan deri në ora 6 të mëngjesit të ditës së enjte.

Është ende e paqartë së kush është vajza e re në krah të tij, por duket që është e kundërta polare e Kourtney Kardashian – e gjatë, bjonde dhe që nuk i pengon stili i jetës së shfrenuar të Scott.