Lajmet e fundit

Bastian Schweinsteiger ka dhënë një deklaratë të fortë për situatën aktuale të Gjermanisë, duke pranuar se skuadra nuk është më në nivelin e dikurshëm.
“Ne nuk jemi më një skuadër e nivelit të lartë. Tani jemi thjesht një skuadër mesatare”, është shprehur ish-mesfushori gjerman.
Schweinsteiger shpreson që Jürgen Klopp të arrijë të ndërtojë një ekip konkurrues dhe t’i japë Gjermanisë identitetin e tij të futbollit. “Shpresoj që Jürgen Klopp të mund të ndërtojë një skuadër që luan futbollin e tij”, përfundoi ai, transmeton Klankosova.tv.
Kjo deklaratë e Schweinsteiger vjen pas humbjes së Gjermanisë në shtëpi ndaj Greqisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.