10:30, 23 Janar 2020

Nuk ka paqe për Michael Schumacher. Kur kanë kaluar gjashtë vjet pas aksidentit të pësuar në alpet franceze teksa ishte duke bërë ski, për të vazhdojnë spekulimet.

I fundit vjen nga media angleze, konkretisht nga tabloidi ‘Mirror’, sipas të cilit foto të përkufizuara si makabre janë vjedhur në shtëpinë e legjendës së Formula 1 në Zvicër, ku po kryen procesin e rehabilitimit dhe kanë dalë në shitje për vlerën e 1 milionë Paundëve.

Bashkëshortja e legjendës së formula 1, Corinna, që gjithnjë ka qenë e kujdesshme për sa i përket privatësisë së Schumacher, reagoi menjëherë dhe iu drejtua avokatëve dhe policisë zvicerane që të ndalojnë publikimin e mundshëm të këtyre fotove.

Ndërkaq, sa i përket gjendjes së Schumacher, ajo vazhdon të rrethohet nga misteri teksa familja e tij rezervohet jashtë mase. Lajmi i fundit zyrtar që ka dalë në lidhje me këtë çështje është buletini i spitalit të Grenoblit në ditët e shtrimit të parë në spital të Schumacher pas aksidentit të pësuar në Francë, ku flitej për një dëmtim të kokës. Që nga ai moment ka pasur vetëm lajme të paverifikuara.

Ajo që dihet çfarë ka ndodhur në këto gjashtë vjet është se Schumacher i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale dhe për katër javë qëndroi në koma artificiale pas aksidentit, shkruan tch. Më pas iu nënshtrua një procesi rehabilitimi për disa muaj në spitalin e Grenoblit të cilin e la në vitin 2014. Tani raportohet se gjendet në vilën e tij në Zvicër, tek e cila është e pamundur të hyhet pasi familja ka marrë masa për të ruajtur privatësinë e tij.

Konkurs Pune

Lexo më shumë