Lajmet e fundit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka reaguar pas vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Kosovë.
Schuebel i ka uruar Von der Leyen “deri në takimin e radhës”, duke vlerësuar vizitën e saj në vend.
Ai tha se gjatë qëndrimit të saj në Kosovë ishte dëshmitar i përkushtimit ndaj integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, përmes takimeve të Von der Leyen me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti, njofton Zyra e BE-së në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
Schuebel veçoi edhe takimin e Von der Leyen me studentët e matematikës dhe shkencave natyrore, të cilët së shpejti pritet të zhvendosen në objektin e ri të fakultetit, të ndërtuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
“Ishte një ditë e mirë!”, ka shkruar Schuebel.