Scholz thotë që Serbia s’hyn në BE pa e njohur Kosovën (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 10/06/2022 nga Besnik Tahiri 10/06/2022 Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është mysafiri më i rëndësishëm që i erdhi Albin Kurtit në periudhën e tij kryeministrore gjatë dy mandateve. Fakt tjetër me rëndësi është se Prishtina shënon ndalesën e parë të kancelarit Scholz në vizitën e tij të madhe në Ballkan. Kjo u tha se tregon sa të forta janë raportet mes Gjermanisë e Kosovës. Kancelari gjerman e bëri të qartë që Kosova dhe Serbia s’mund të bëhen anëtare të BE-së pa e njohur njëra-tjetrën. “Është e qartë që një marrëveshje duhet që në fund të prekë e qartësojë edhe çështjen e njohjes së Kosovës. Është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën do të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Serish i lus të dyja palët që qartë t’i qasen këtij dialogu. Të gjithë duhet t’i qasen njëri-tjetrit edhe pse kjo nganjëherë është e zorshme”. Scholz tha se Berlini po punon për liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa shtoi se i mbetet BE-së të kryejë punët e saj. Kancelari gjerman u deklarua shkurt edhe për “Ballkanin e Hapur” teksa tha se ai dhe vendi i tij mbështesin dhe i japin prioritet Tregut të Përbashkët Rajonal, që si nismë e filloi paraardhësja e tij, Angela Merkel, në kuadër të Procesit të Berlinit Edhe Kurti tha se shteti i tij preferon t’i mbetet besnik Tregut të Përbashkët Rajonal, ndërsa në aspektin e sigurisë tha se deri në hyrjen e shtetit të tij në NATO ushtarët e aleancës veriatlantike duhet të mbeten në Kosovë. Disa të tillë, që janë gjermanë, shkoi t’i vizitojë personalisht Olaf Scholz në selinë e KFOR-it në Prishtinë.