Scholz takon Macronin: Po punohet për kapërcimin e bllokadave NULL NULL 2 months më parë 2 months më parë Kryeministri i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka pritur në takim presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron. Në Berlin, Scholz dhe Macron temë të bisedës e kanë pasur edhe Ballkanin Perëndimor. Në njoftimin zyrtar të Kancelarisë gjermane thuhet se po punohet për kapërcimin e bllokadave ekzistuese. Kancelari gjerman tha se kjo duhet të bëhet në interes të arsyes gjeostrategjike. “Ne i qëndrojmë premtimit tonë për anëtarësim. Bllokadat ekzistuese duhet të kapërcehen në interes të përgjegjësisë evropiane dhe arsyes gjeostrategjike,” tha Scholz. Ai e ka uruar rizgjedhjet e Emmanuel Macronit në krye të shtetit francez. Në takim po ashtu u tha se Ukraina i përket Evropës. “Në këto zgjedhje, Franca ka zgjedhur qartë Evropën. Kjo është një shenjë e mirë. Ne të dy kemi qenë dakord për një kohë të gjatë: vendet tona mund të përballojnë me sukses sfidat e mëdha të kësaj kohe vetëm nëse veprojmë së bashku në kuadrin e një Evrope të fortë dhe sovrane. Ne duam të vazhdojmë në këtë rrugë së bashku. Dhe mezi po e pres veçanërisht këtë”. Siç thekson Scholz partneriteti franko-gjerman është më i rëndësishëm se kurrë sot. “Si një gur themeli, si një motor dhe si një burim frymëzimi për projektin evropian dhe për të ardhmen e Evropës”. Ndryshe, kancelari gjerman, Olaf Scholz, më 4 maj, e kishte pritur në takim edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Njoftimin e plotë nga qeveria gjermane mund ta gjeni KËTU
Kosova Abdixhiku: S'e pati prioritet, Kurti përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur 30.06.2022 22: 02