Scholz s'po shkon në Kiev, pasi presidenti gjerman nuk u mirëprit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Scholz s’po shkon në Kiev, pasi presidenti gjerman nuk u mirëprit

NULL NULL
2 months më parë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se vendimi i Ukrainës muajin e kaluar për të mos e mirëpritur presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier e pengon që të udhëtojë për në Kiev.

“Fakti që presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë nuk u mirëprit më pengon në këtë çështje”, ka thënë ai kur ka folur për një udhëtim të mundshëm në kryeqytetin ukrainas.

Ndërsa ishte në një udhëtim në Varshavë në mes të prillit, Steinmeierit ju tha se ai nuk do të ishte i mirëpritur në Ukrainë, pasi qeveria e Volodymyr Zelenskyt e akuzoi atë se kishte pasur lidhje të ngushta me Kremlinin për një kohë të gjatë.

Kjo nuk është një mënyrë e pranueshme për të trajtuar presidentin e “një vendi që ofron kaq shumë ndihmë ushtarake dhe financiare që nevojitet kur bëhet fjalë për garancitë e sigurisë që janë të rëndësishme për Ukrainën në të ardhmen”, argumentoi Scholz në një intervistë me transmetuesin publik gjerman “ZDF”.

Megjithatë “ndihma që kemi ofruar i ka kontribuar faktit që ushtria ukrainase mund të qëndrojë kaq gjatë kundër një kundërshtari kaq të ashpër dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim ata”, ka deklaruar kancelari gjerman kur është pyetur pse Gjermania është vonuar që t’i dërgojë armë Ukrainës.

Scholz shmangu pyetjen se pse brenda pak ditësh kishte kaluar nga paralajmërimi për rrezikun e “luftës bërthamore” në dërgimin e armatimit të rëndë në Ukrainë duke argumentuar se shumë njerëz ishin fiksuar me termin “armatim i rëndë”, kur në të vërtetë Gjermania ka dërguar “armë shumë të rrezikshme” nga fillimi i pushtimit rus.

Kancelari gjerman nuk e ka përjashtuar mundësinë që të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, nëse ai ftohet në samitin e G20-ës në Indonezi më vonë gjatë këtij viti, shkruan Politico, transmeton Klankosova.tv.