Scholz paralajmëron Kinën: Mos i dërgoni armë ‘agresorit’ rus NULL NULL 02.03.2023 19:59 02.03.2023 19:59 Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka paralajmëruar Kinën që të mos dërgojë armë në Rusi. Kjo kwrkesw vjen derisa Gjermania dhe partnerët e tjerë po mbajnë bisedime me qeverinë në Kiev për “angazhimet e ardhshme të sigurisë për Ukrainën”, tha Scholz të enjten. “Është e qartë se ne do të ndihmojmë Ukrainën për të arritur paqen”, paralajmëroi lideri gjerman përpara dhomës së ulët të parlamentit gjerman, Bundestagut, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. “Kjo është arsyeja pse ne po diskutojmë me Kievin dhe partnerët e tjerë për angazhimet e ardhshme të sigurisë për Ukrainën,” shpjegoi Scholz, i cili do të takohet me Presidentin e ShBA-së Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të premten. “Por premtimet për siguri presupozojnë në mënyrë imperative që Ukraina do të mbrohet me sukses në këtë luftë,” argumentoi kancelari, duke premtuar se Gjermania do të vazhdojë ndihmën e saj për Ukrainën. “Pyetja mbetet: a është (Vladimir) Putin gati të negociojë një kthim te parimet dhe për një paqe të drejtë? Për momentin, nuk ka asgjë që sugjeron këtë,” tha Scholz. Kancelari Scholz i bëri thirrje gjithashtu Kinës, e cila dyshohet nga Uashingtoni se dëshiron të dërgojë armë në Moskë. “Mesazhi im për Pekinin është i qartë: përdorni ndikimin tuaj në Moskë për të kërkuar tërheqjen e trupave ruse. Dhe mos i jepni armë agresorit rus,” paralajmëroi Scholz. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS klankosova.tv