Scholz dhuron 40 tanke për Ukrainën (VIDEO) NULL NULL 12.01.2023 20:45 12.01.2023 20:45 Gjermania i ka dhuruar Ukrainës 40 automjete të blinduara “Marder” të cilat do të arrijnë në fushëbetejë para fundit të marsit. Pos tankeve kancelari gjerman, Olaf Scholz u kujdes që ushtria e tij, të trajnoj edhe ushtarët ukrainas për përdorimin e tyre, transmeton klankosova.tv. Se ky proces po ecë sipas zotimeve erdhi të sigurohet ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht. “Pra tani mund të sigurojmë angazhimin e kancelarit gjermane për të mbështetur Ukrianën me Marderë.. Ne do të sigurohemi qe deri në fund të tremujorit të parë 40 Marderë si dhe ushtarë të trajnuar ukrainas të nisen në Ukrainë, deklaroi, Christine Lambrecht, ministre gjermane e Mbrojtjes. Kjo dërgesë sipas Lambercht nuk do ta dobësoj ushtarakisht ushtrinë gjermane. “Ne mund të garantojmë se ky dorëzim po bëhet me sa më pak kufizime për Bundesver-in. Ajo që mund të them është se 40 Mardert nuk janë marr nga forcat aktive tha Christine Lambrecht, Ministre Gjermane e Mbrojtjes.” Scholz së fundmi ka rritur shpenzimet ushtarake të Gjermanisë duke vendosur që t’i dërgojë ndihma municioni Ukrainës. Në fillim të luftës kishte refuzuar ta bënte këtë me frikën e shpërthimit të konfliktit të drejtpërdrejtë me Rusinë.
Kosova OBSh-ja: Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri mund të shkojë në mbi 20 mijë 2 months
Kosova Lajçak: I lumtur që Kosova e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë 2 months