Scholes: Messi para Ronaldos NULL NULL 05.06.2015 17:06 05.06.2015 17:06 Paul Scholes ka thënë që Lionel Messi është më i mirë sesa ish-bashklojtari i tij dhe ylli aktual i Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Ish-reprezentuesi i Anglisë dhe ish-mesfushori i Manchester United ka thënë se Messi është lojtari më i mirë më të cilin ai është përballur në fushë. Messi është në kërkim të titullit të katërt të Champions League, ndërsa ka rastin që këtë ta bëjë të dielën në përballjen mes Barcelonës dhe Juventusit, në finalen e Berlinit. “Mendoj përreth lojtarëve të mëdhenjë më të cilët jam përballur në fushë: Eric Cantona, Zinedine Zidane, Pirlo, Xavi, Cristiano Ronaldo , por më i miri nga të gjithë është Messi” ka thënë Scholes. Scholes ka thënë se argjentinasi është numri një në botë nga të gjithë yjet tjerë në historinë e futbollit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.