Scholes: De Gea shkon në Madrid - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Scholes: De Gea shkon në Madrid

NULL NULL
21/05/2015
Ish mesfushori brilant i Manchester United, Paul Scholes, mendon se David de Gea do të shkojë në Madrid.

Paul Scholes mendon se David de Gea do ti bashkohet Real Madridit këtë verë.

“Ai është spanjoll dhe për më shumë, kur Real do dikë, e merr”.

“Largimi nga Manchester është shqetësues, të them të drejtën. Por, a mund ta fajësojmë?”

“Është dëshpërues për United, për fansat, largimi i një gardiani kaq të mirë. Nuk e di a do të mund të zëvendësohet?”

Për këtë çështje foli edhe Eric Steele, ish trajner i poriterëve, që solli David de Gean në Manchester.

“Unë do të doja që ai të qëndrojë, sepse ka bërë punë të madhe. Mendoj se Champions League është duke e cytur atë drejt Madridit, por vetëm ai e di të ardhmen e tij”.

“Kur e transferuam ne i dinim kualitetet e tij. Ai ishte potencialisht njëri ndër portierët më të mirë në botë. Sir Alex në 27 vjetët e tij u ka besuar gjithherë lojtarëve të ring, por ai kurrë nuk kishte transferuar një portier 19 vjeçar. Por ai e mbështeti De Gean dhe shih kush është tani”.