Schmitt: Shqipëria duhet ta kuptojë që Kosova nuk është provincë e saj - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Schmitt: Shqipëria duhet ta kuptojë që Kosova nuk është provincë e saj

NULL NULL
29/03/2022

Historiani Oliver Jens Schmitt, foli edhe për idenë e Ballkanit të hapur dhe për atë të shkëmbimit të territoreve.

Kur foli për Ballkanin e hapur ai tha se Shqipëria nuk duhet ta sheh Kosovën si provincë të saj, por si shtet të pavarur.

“Unë kurrë nuk e kam kuptuar pse s’është përfshirë edhe Kosova në Ballkanin e hapur, ajo është shtet i pavarur, s’mund të jetë objekt i politikës së Shqipërisë. Mendoj që qeveria në Tiranë duhet ta kuptojë që Kosova nuk është një provincë apo objekt i politikës shqiptare, dhe shqiptarët kanë qeverinë e tyre dhe qeveria kosovare duhet ta dijë çka është e mirë për kosovarët jo ata në Tiranë”, tha ai në Rubikon.

Ndërkaq, shkëmbimin e territoreve e pa si të rrezikshëm dhe që është vetëm në dobi të Serbisë, pasi sipas tij, kështu do të krijohej një Serbi e madhe.

“Është rrezik i madh po fillohet me shkëmbim territoresh nuk e dimë ku ndalet. Ky koncept nuk mund të kufizohet në Kosovë, kemi të bëjmë edhe me shtetet e tjera me Bosnjën e të tjerat. Kjo është një ide vetëm në dobi të Serbisë, një shtet që ndjek një politikë të ndarjes së rajonit dhe krijimin e një Serbie të madhe”, shtoi ai.