Lajmet e fundit

Grumbullimi aktual i kombëtares së Argjentinës do të jetë i fundit për yllin botëror, Lionel Messi.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë pritet të veshë fanellën argjentinase për herë të fundit javën e ardhshme, në takimin miqësor ndaj Beninit.
Kjo përballje lamtumire për legjendën argjentinase do të zhvillohet më 6 tetor në stadiumin legjendar “El Monumental” të Buenos Airesit.
Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, në një konferencë për media ka njoftuar një vendim të veçantë lidhur me numrin ikonik që ka mbajtur kapiteni për më shumë se një dekadë, duke bërë të ditur se fanella me numrin 10 nuk do t’i jepet asnjë futbollisti tjetër para kësaj sfide, transmeton Klankosova.tv.
Nuk do t’ia japim askujt deri në lamtumirën e Leos. Në kualifikuese, mund ta ndryshosh vazhdimisht, por ideja është që të qëndrojë i rregullt“, deklaroi Scaloni para gazetarëve.
Kjo ndeshje pritet të jetë një festë e madhe lamtumirëse për 39-vjeçarin, i cili me kombëtaren e tij arriti kulmin e suksesit duke u shpallur kampion bote në Katar dhe duke fituar dy herë radhazi Copa America.