SC Gjilani njofton ndryshimet e fundit

SC Gjilani njofton ndryshimet e fundit

NULL NULL
1 month më parë

Klubi SC Gjilani ka lëshuar një komunikatë për mediat për ndryshimet e fundit.

SC Gjilani ka njoftuar se fazën përgatitore për edicionin e ri do ta nisë më 25 qershor, që po ashtu do të jetë e hapur seanca e parë stërvitore për mediat dhe publikun, njofton Klankosova.tv

Gjithashtu, Klubi nga Gjilani ka bërë të ditur se e ka emëruar Rafet Prekazin në pozitën e Drejtorit Sportiv, ndërkohë që Sallah Sherifi ka kaluar në pozitën e Drejtorit Teknik, kurse nw departamentin sportiv të klubit është emëruar  Drilon Sylejmani.

Njoftimi i plotë:

“KOMUNIKATË PËR MEDIA!

Sport Club “Gjilani” njofton se do të nis fazën përgatitore për edicionin e ri më datë 25 Qershor. Skuadra do të paraqitet në stadiumin ndihmës me bari sintetik me fillim nga ora 17:00. Seanca e parë stërvitore do të jetë e hapur për mediat dhe publikun.

Gjithashtu, SC Gjilani bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët: Shkëlzen Ruçi, Ardin Dallku, Drin Govori, Ivan Fustar, Qëndrim Dautaj, Ardit Hila, Arbër Çyrbja, Tomislav Busiç dhe Darko Nikaç.

Në skuadër janë afruar futbollistët: Yll Hoxha, Albert Dabiqaj, Elton Cale dhe Agustin Torassa, ndërkohë nga huazimi janë rikthyer Petrit Terziu, Albin Halimi, Qëndrim Ismajli dhe Muhamed Dubova. Klubi po punon në afrimin e futbollistëve të rinj sipas kërkesave të stafit teknik dhe konfirmon që afati kalimtar mbetet i hapur edhe më tej.

Klubi ka emëruar Rafet Prekazin në pozitën e Drejtorit Sportiv, ndërkohë që Sallah Sherifi ka kaluar në pozitën e Drejtorit Teknik. Departamentin sportiv të klubit e plotëson Drilon Sylejmani, i cili është emëruar në pozitën e Menaxherit të Përgjithshëm dhe afrimi tij pritet të jetë një ndihmesë e madhe në aspektin menaxherial. Ndryshimet e reja priten të prezantohen para ekipit në fillimin e fazës përgatitore”, thuhet nw njoftimin e klubit.