SBAShK-u vlerëson se propozimi i Avokatit të Popullit është i njëanshëm NULL NULL 20.09.2022 21:56 20.09.2022 21:56 Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka dalë me një informatë për media, ku ka vlerësuar se propozimi i Avokatit të Popullit është i njëanshëm. Sipas SBAShK-ut, propozimi në fjalë nuk i përmban kërkesat legjitime të grevistëve, të dërguara sot pasdite nga SBAShK-u dhe dje nga BSPK-ja te Avokati i Popullit, njofton Klan Kosova. “Duke e analizuar në detaje këtë aktmarrëveshje të propozuar, njëzëri ata vlerësuan se ky propozim i dërguar nga Avokati i Popullit është i njëanshëm, nuk i përmban kërkesat legjitime të grevistëve, të dërguara sot pasdite nga SBAShK-u dhe dje nga BSPK-ja te Avokati i Popullit”. “Ata vlerësojnë se letra e tillë, e dërguar në orët e vona, me tentim që marrëveshja të bëhet, jo me Këshillin Grevist të BSPK-së, ashtu si e parasheh Ligji për grevat, por me kryetarin e BSPK-së dhe të SBASHK-ut në njërën anë dhe në anën tjetër, jo me Kryeministrin që e përfaqëson Qeverinë e Kosovës, por me ministrin Murati dhe ministren Nagavci tregon që edhe Avokati i Popullit ka hyrë në rrugën e shantazheve për të përçarë sindikatat me qëllim që të grevistët të krijohet eventualisht bindja se sindikatat janë tërhequr nga kërkesat, gjë nuk është e vërtetë”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të SBAShK-ut: Kryetarët e niveleve komunale sindikale e të universiteteve vlerësojnë se draft aktpajtimi i Avokatit të popullit nuk është i pranueshëm për ne sepse nuk i përmban pikat e kërkesës se grevistëve. Në takimin e mbajtur në orët e vona me kryetarët e sindikatave komunale dhe të universiteteve që njëkohësisht janë edhe kryetarë të këshillave greviste të nivelit komunal dhe të universiteteve u diskutua lidhur me një letër dhe një aktpajtimi, të cilën SBAShK e mori në orët e vona të pasdites nga Avokati i popullit. Duke e analizuar në detaje këtë aktmarrëveshje të propozuar, njëzëri ata vlerësuan se ky propozim i dërguar nga Avokati i popullit është i njëanshëm, nuk i përmban kërkesat legjitime të grevistëve, të dërguara sot pasdite nga SBAShK dhe dje nga BSPK te avokati i popullit. Ata vlerësojnë se letra e tillë, e dërguar në orët e vona, me tentim që marrëveshja të bëhet, jo me Këshillin Grevist të BSPK-së, ashtu si e parasheh Ligji për grevat, por me kryetarin e BSPK-së dhe të SBASHK-ut në njërën anë dhe në anën tjetër, jo me Kryeministrin që e përfaqëson Qeverinë e Kosovës, por me ministrin Murati dhe ministren Nagavci tregon që edhe Avokati i popullit ka hyrë në rrugën e shantazheve për të përçarë sindikatat me qëllim që të grevistët të krijohet eventualisht bindja se sindikatat janë tërhequr nga kërkesat, gjë nuk është e vërtetë. Në fund të kësaj komunikate po dërgojmë edhe draft aktpajtimin dërguar nga Avokati i popullit në mënyrë që vetë opinioni të shohin se angazhimi i Avokatit të popullit nuk është në rolin e ndërmjetësuesit të balancuar për arsye se nuk ka as edhe një propozim të ri, përveç atij të qeverisë nga pakoja, ofertë e cila është refuzuar nga grevistët që më 3 shtator, prandaj greva vazhdon deri në një marrëveshje që plotëson kërkesat e anëtarësisë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 47 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë