SBASHK uron për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë NULL NULL 17.01.2021 14:11 17.01.2021 14:11 Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, e përkrah fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor më 18 janar, pas deklaratave të fundit se ka mundësi që të kenë grevë. “SBASHK-u përkrah rifillimin e procesit mësimor më 18 janar, por kujton se nëse institucionet nuk reflektojnë, atëherë Kryesia edhe kryetari i SBASHK-ut kanë autorizimin e Këshillit Drejtues që të shpallin veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit”. “SBASHK-u po jep hapësirë dialogut, por nëse pala tjetër nuk vepron njëjtë, atëherë përgjegjësinë për grevat dhe pasojat që sjell ajo do t’i bartin institucionet”, thuhet në njoftimin e dërguar nga SBASHK-u. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë