Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sayonara Karate! (Mirupafshim, Karate!) (VIDEO)

NULL NULL
nga Donjeta Murselaj 11.10.2023 20:11
federata e karatese

Tash e një muaj, kimonot e bardhë mbetën pa licencë.

Kjo pasi që më 11 shtator të këtij viti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mori vendim për t’ia pezulluar licencën Federatës së Karatesë së Kosovës.

Vendimi i ministrit erdhi pas rekomandimeve të Komisionit Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive, i cili vlerësoi se kjo federatë kreu një varg shkeljesh me organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, raporton Kiks Kosova.

E gjitha nisi më 22 qershor të 2023-ës, kur dhjetë nga katërmbëdhjetë anëtarët e bordit të Federatës së Karatesë dhanë dorëheqje nga postet e tyre.

Dy nënkryetarët dhe tetë anëtarët e këtij bordi dorëzuan mandatet e tyre për shkak të pakënaqësive që lidheshin me funksionimin e organizatës.

Në njoftimin e tyre, të dorëhequrit listuan disa dështime të Federatës që i shtynë drejt këtij vendimi.

Kjo situatë, bazuar në statutin e kësaj federate, krijoi kushtet për organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor për zgjedhjen e bordit të ri.

E kështu edhe u bë. Pasi njoftoi të gjithë anëtarët e FKK-së se ka pranuar dorëheqjet e shumicës së anëtarëve të bordit, sekretari i kësaj federate, Nazmi Gashi, dy ditë më vonë, më 24 qershor, njoftoi për organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor.

Kuvendi për zgjedhjen e kryetarit, dy nënkryetarëve dhe nëntë anëtarëve të Federatës, u thirr për 4 korrik.

Nga ky kuvend, në të cilën morën pjesë 31 klube u zgjodh kryetari i ri Besart Baruti.

E pikërisht ky kuvend e la pa licencë Federatën e Karatesë së Kosovës.

Kjo pasi që, me organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij Kuvendi, nuk qenë të kënaqur dy zyrtarët e MKRS-së, Afërdita Fazlija dhe Fidan Shatri, të cilët morën pjesë në cilësinë e monitoruesve.

Afërdita Fazlija, udhëheqësja e Divizionit të Federatave dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, në raportin e saj dërguar ministrit konsideroi se thirrja e Kuvendit është bërë në kundërshtim me statusin dhe se në këtë kuvend kanë marrë pjesë edhe klube të palicencuara.

E se kryetari i ri nuk ka pasur bazë deleguese nga asnjë klub.

Ndërkaq, Shatri i cili është kryesues i Komisionit Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive, më 1 shtator i rekomandoi ministrit Hajrullah Çeku që t’ia pezullojë licencën Federatës së Karatesë.

Dhjetë ditë më vonë, më 11 shtator, ministri Çeku bazuar në rekomandimet e këtij komisioni, pezulloi licencën e FKK-së.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.