Lajmet e fundit

Garuesi i Muay Thai-t, Sayed Mosawi, është shpallur kampion bote për seniorë në Kampionatin Botëror të IFMA-s, që po mbahet në Deçan dhe organizohet nga Federata e Muaythait të Kosovës.
Mosawi, me prejardhje nga Afganistani dhe i rritur në Suedi, tashmë është shtetas i Kosovës dhe mbron ngjyrat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
"Medalje, por të bronzta fituan edhe Domenik Nrecaj, Arjan Hajdari dhe Elton Shyti. Urime garuesve dhe Federatës së Muaythait të Kosovës për suksesin e arritur", shkroi Komiteti Olimpik i Kosovës./Klankosova.tv