Sasaki, “samurai” në Le Mans NULL NULL nga Naim Selmani 13.05.2023 14:59 nga Naim Selmani 13.05.2023 14:59 Motoristi japonez Ayumu Sasaki nuk la aspak hapësira për dyshime se kush do të fitojë “pole-position” në garën për shpërblimin e madh të Francës. Ai u tregua shumë i fortë nga fillimi i kualifikimeve e deri në fund të tyre me ekipin e tij Liqui Moly Husqvarna Intact GP, përcjell klankosova.tv. Sasaki regjistroi kohën prej 1 minutë 41 sekonda e 6 të dhjetat në shtegun Le Mans. Me tri të dhjetat vonesë, kohën e dytë më të shpejtë e regjistroi braziliani Diogo Moreira. Kurse treshen startuese e kompletoi spanjolli Daniel Holgado Red Bull KTM Tech3.