8:22, 22 Korrik 2019

Pas disfatës se Juventusit 2-3 ndaj Tottenhamit në International Champions Cup, trajneri i bardhezinjve, Maurizo Sarri nuk e ka të vështirë të tregojë probleme paraqitjes së skuadrës së tij.

“Ishte një ndeshje e vështirë ndaj një grupi lojtarësh që luajnë prej kohësh bashkë. Edhe përgatitja fizike bëri diferencën. Në pjesën e parë ata ishin më të shpejtë dhe shpërthyes. Pritëm shumë në gjysmëfushën tonë gjatë 30 minutave të para.”

Analiza e Sarrit është e qartë dhe shumë e saktë:

“Mbrojtën poshtë në 30 minutat e para dhe humbëm shumë topa në daljet në sulm. Pjesa e dytë shkoi më mirë, e qarkulluam më mirë topin dhe bëmë më shumë presion. Luajtëm 20 minuta cilësore, duke krijuar dhe shënuar dy gola. U treguan naivë në rastet kur humbëm topin, nga ku erdhën edhe dy golat e Tottenhamit. Por mendoj se erdhi për shkak të një paraqitjeje fizike jo në nivelin e duhur”./Supersport.al/

Konkurs Pune

Lexo më shumë