Sarri do të bëhet menaxher i Juventus NULL NULL 26.05.2019 10:10 26.05.2019 10:10 Pas refuzimit të Pep Guardiolas, skuadra Juventus është e vendosur që ta përvetësojë trajnerin italian, Maurizio Sarri. Sarri mori kritika të ashpra gjatë sezonit të tij të parë në Chelsea, pavarësisht faktit se ai e çoi klubin në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. Tani ai e ka mundësinë që t’ia zë vendin Massimiliano Allegrit në Torino dhe të bëhet menaxher i skuadrës italiane. Ndërsa për menaxherin Pep Guardiola thuhet se dëshiron të qëndrojë në Manchester City. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.