Sarrazin për Kurtin: Merre përgjegjësinë dhe zbatoji vendimet (VIDEO) NULL NULL 28.02.2024 19:13 28.02.2024 19:13 Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin Emisari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, i ka dhënë një porosi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Nga studiot e Info Magazines në Klan Kosova, Sarrazin tha se Kurti “duhet t’i marrë përgjegjësitë dhe t’i zbatojë vendimet”. “E dini, unë jam gjerman dhe tani ne do të mund të bënim një diskutim të gjatë rreth vendimeve ligjore dhe kohës kur janë marrë. Ju e dini që ende jetoj në këto baza juridike, për disa pike që janë bërë në kohën e mbretërisë”, tha Sarrazin në Klan Kosova. Emisari gjerman porosinë për kryeministrin Kurti, e pati rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, që ia njeh të drejtën e pronës për dhjetëra hektarë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici 3 orë më parë