Saranda Daci debuton në basketbollin turk

Saranda Daci debuton në basketbollin turk

NULL NULL
nga Jon Ajeti 2 months më parë

Basketbollistja kosovare, Saranda Daci ka debutuar në elitën e basketbollit turk, për skuadrën Bursaspor,e cila u mposhtë  nga Antalya me rezultat minimal 76:75.

Transferimi i Dacit nga liga e kosovare në atë turke është një hap i madhë në karrierën e saj, por për basketbollin e femrave. Ish basketbollistja e Pejes, pasi zhvilloi ndeshjen e parë për skuadrën turke i dha përshtyjet e para për faqën zyrtare të Federatës së basketbollit të Kosovës.

“Kjo ka qenë ndeshja e parë për mua në Ligën e Turqisë, ku edhe njihet mjaft mirë në Evropë, si një ndër ligat më të forta evropiane. Ishte një ndjenjë e mirë dhe e veçantë për mua, për shkak se ishte ndeshja debutuese dhe shumë dramatike, sa që edhe humbëm në sekondat e fundit për vetëm një pikë”, është shprehur Daci për faqen zyrtare të FBK-së.

 

Reprezentuesja e  Përfaqësueses së Kosovës, ndër të tjera tha së është ambientuar shpejt në klubin e ri dhe pret që ta tregoj kualitetin e saj në njerën prej ligave me të mirë të basketbollit për femra.

Daci, e cila më parë ka luajtur edhe në Çeki, kurse në Kosovë ka fituar shumë trofe me Penzën, Prishtinën dhe Bashkimin.