Saranda Bogujevci: Shkenca ma dha mundësinë të bëhem nënë pa pasur nevojë për burrë NULL NULL 09.03.2023 16:56 09.03.2023 16:56 Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka reaguar ashpër kundër mendimit të bashkëpartiakut të saj, Eman Rrahmani i cili u shpreh se Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor cenon familjen. Nënkryetarja e Kuvendit u shpreh se ky ligj është i rëndësishëm, prandaj ka vendosur t’i besojë shkencës dhe të bëhet nënë. “…Në aspektin… kur i rregullojmë gjërat në shoqërinë tonë, sa e lehtë është që vendimet të merren për ta determinuar ne si gra qysh vendosim ta jetojmë jetën tonë, diçka që nuk parashihet me pjesën e burrave. Unë po dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht këtë pjesë, që unë, përderisa nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose çfarëdo forme tjetër, kam dashtë të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limituar në bazë të asaj që e the [këtu i referohet deputetit Eman Rrahmani, shën.red.] vetëm pse një shoqëri mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktuar. Edhe përderisa unë kam dashtë të bëhem nënë, për mua ka qenë me rëndësi çfarë ka ofruar shkenca të ma mundësojë atë të drejtë e jo të ma determinojë një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për të pasur mundësi të bëhem nënë”, tha Bogujevci, raporton Kosovapress. Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor nuk arriti të marrë mbështetjen e deputetëve. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Hoti për 6 kushtet e Kurtit për Asociacionin: Janë jorelevante – dialogu kishte strukturë më të mirë në qeverinë e kaluar 2 months